Te Manchester Unitedi janë të vendosur që gjatë afatit kalimtar të verës të transferojnë një portier të ri, dhe ekipi anglez po synon ta bind Atletico Madridin për lirimin e sllovenit Jan Oblak.
Mësohet se Unitedi ka ofruar kartonin e David De Geas plus 50 milionë euro për shërbimet e Jan Oblakut, i cili po shihet si përforcim i madh për portën e “Djajve të Kuq” për sezonin e ri.
Oblak është njëri prej portierëve më të vlerësuar në Evropë dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 80 milionë eurosh. Ai është pjesë e ekipit spanjoll prej vitit 2014 kurse sezonin e fundit, në të cilin Atletico e fitoi titullin e kampionit në La Liga, regjistroi 38 paraqitje.
Oblak 28-vjeçar ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2023 sikurse De Gea me Manchester Unitedin.