Hector Bellerin dëshiron të largohet nga Arsenali. Prej kohësh mbrojtësi spanjoll mendon për një aventurë të re dhe këtë verë pritet të konkretizohet diçka e tillë.
26-vjeçari e konsideron të mbyllur ciklin me Arsenalin me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023, ndërsa për të ka nisur bisedimet Real Betisi.
Trajneri Pellegrini është admirues i mbrojtësit dhe kërkon ta rikthejë në Spanjë ndërsa bisedimet mes palëve kanë nisur.
Opsioni më i mundshëm është huazimi me të drejtë blerjeje pas një sezoni për 20 milionë euro.