Mervan Bejtullahu do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e barazhit ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dukagjinit.
Gjyqtari më i mirë në vend do të shoqërohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa.
Shpëtim Murtezi do të jetë gjyqtar i katërt, shkruan GazetaSheshi. Sfida ndërmjet Trepçës ‘89 dhe Dukagjinit do të zhvillohet këtë të premte me fillim nga ora 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Skuadra fituese siguron pjesëmarrjen në Superligë për sezonin e ri.