Aventura e Sadikut mund të përfundojë shumë më shpejt se sa mendohej

Futboll

Aventura e Sadikut mund të përfundojë shumë më shpejt se sa mendohej

Më: 28 maj 2021 Në ora: 12:17
Aventura e Sadikut mund të përfundojë shumë më shpejt se sa mendohej

Aventura e Armando Sadikut në futbollin e Amerikës së Jugut mund të përfundojë shumë më shpejt se sa mendohej. Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare është pranë lamtumirës nga Bolivar, pavarësisht mesazhit të tij në rrjetet sociale kushtuar tifozëve se nuk do të dorëzohej e do të mbronte me zjarr ngjarat e fanellës së kampiones së Bolivisë.

Shkak për këtë divorc të parakohshëm është bërë dështimi në aktivitetet ndërkombëtare për klubin e tij.

Bolivar u eliminua në play-off në Kupën Libertadores e më pas në fazën në grupe të Kupës Sudamertikana, ndërsa pretendohej që të bënte hapa para në këto turne. Pritshmëria më e madhe ishte për Armando Sadikun, nga i cili priteshin gola meqë shkonte në Bolivi si një golashënues race.

Por goleadori shqiptar nuk arriti të linte shenjë në arenën ndërkombëtare, duke gabuar edhe penallti në ndeshej kyçe e si rrjedhojë Bolivar iku nga turnetë në fjalë pa lënë shenjë.

Një dështim që do të sjellë ndryshime të mëdha, që filluan me largimin e trajnerit Naço Gonzalez, ai që kishte kërkuar Sadikun meqë e njihte nga periudha në Spanjë. Kjo ka kaluar plotësisht në plan të dytë sulmuesin shqiptar dhe në ndeshjen e fundit në grupe në Sudamerikana, ndaj argjentinasve të Arsenal Sarandi, Sadiku qëndroi gjatë 90 minutave në stol në humbjen 3-1.

Një përjashtim që duket si sinjal i qartë lamtumire pasi klubi nuk i beson më atij dhe së shpejti pritet të nisin bisedimet për të ndërprerë marrëveshjen mes palëve, të nënshkruar vetëm në janar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat