Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në konferencë për media para miqësoreve me San Marinon dhe Maltën.
Challandes ka konfirmuar se Aro Muric “do të mungojë shkaku se është i sëmurë, derisa Ibrahim Dresheviq ka dal pozitiv me COVID-19”.
“Dardanët” do të nisin sonte përgatitjet në “Fadil Vokrri” para miqësores së 1 qershorit me San Marinon.
Pastaj, ata do të marrin rrugën drejt Austrisë, ku më 4 qershor do të luajnë miqësoren tjetër me Maltën në Klagenfurt.