Duket se presioni mediatik ka dhënë efektin e vetë, Milrind Daku është ftuar nga trajneri Bernard Challandes, për ndeshjet e qeshorit.
Daku kishte shënuar një numër rekord të golave këtë sezonë në Superligën e Kosovës, 31 gola, por fillimisht nuk ishte ftuar në Kombëtaren e Kosovës, por pas mungesave të Arijanet Muriqit dhe Ibrahim Dresheviqit, Daku ka zënë vend në këtë listë.
Gjithashtu, në vend të Muriqit, është ftuar edhe portieri i Olimpik Donetsk, Betim Halimi.
Këtë lajm e konfirmoi vetë Challandes në konferencën e sotme për shtyp.
Bëhet e ditur se Dresheviq është infektuar me COVID-19, kurse Muriq është lënduar.