Pas shkarkimit nga pankina e Juventusit, Andrea Pirlo ka zgjedhur rrjetet sociale për të përshëndetur Juventusin dhe për të bërë një bilanc të eksperiencës së tij të parë si trajner:
“Sezoni i im i parë si trajner sapo ka përfunduar. Ishte shumë intensiv, i komplikuar por edhe i mrekullueshëm.
Kur u thirra për të trajnuar Juventusin nuk u mendova dy herë për rreziqet që do të përshkoja, sepse ishin të dukshme. Kam respektuar gjithnjë ngjyrat e kësaj fanelle dhe dëshirën e niveleve të larta që në këtë projekt ma kishin besuar mua.
Nëse do të kthehenim pas, do të bëja të njëjtën zgjedhje, edhe pse i vetëdijshëm me pengesat që kam kaluar me një periudhë kaq të vështirë për të gjithë.
Kjo aventurë pavarësisht një finaleje që nuk e prisja, ka bërë edhe më të qartë se çfarë dëshiroja në karrierën time. Është koha për sfida të reja."