Arbëria reagon pas rënies nga elita e futbollit të Kosovës: Nuk e kemi luajtur “kukuvajken”

Futboll

Arbëria reagon pas rënies nga elita e futbollit të Kosovës: Nuk e kemi luajtur “kukuvajken”

Më: 28 maj 2021 Në ora: 15:29
Arbëria reagon pas rënies nga elita e futbollit të Kosovës: Nuk e kemi luajtur “kukuvajken”

Klubi i futbollit Arbëria nga Dobraja e Madhe reagon përmes një komunikate. Kjo skuadër ka rënë nga elita e futbollit të Kosovës. 

“Të dashur tifozëri Stuhia e Kuqe, sportdashës të Dobrajës së madhe me rrethinë dhe të Komunës së Lipjanit,

KF Arbëria nga Dobraja e madhe e riorganizuar në vitin 2016, për një periudhë të shkurtë kohore arriti në majet e futbollit Kosovar falë organizimit vllazërorë të komunitetit të Dobrajës me rrethin.

Më 30 maj 2016, sportadashësit nga komuniteti i Dobrajës me rrethinë u mobilizuar dhe e regjistruan KF Arbëria në Ligën e dytë të Kosovës, ku pas një viti arritëm të kalojmë në Ligën e parë të Kosovës.

Me entuziazëm dhe vullnet të paparë të lojtarëve dhe me mbështetjen e komunitetit, KF Arbëria korrte fitore të njëpasnjëshme në Ligën e parë ku në kampionatin e vitit 2018/2019 siguroi qëndrim stabil në mesin e tabelës.
Në kampionatin 2019/2020, pas një organizimi të fuqishëm të Kryesisë dhe donatorëve me mbështetje permanente të tifozërisë Stuhia e Kuqe, komunitetit të Dobrajës me rrethinë dhe Kryetarit të Komunës, KF Arbëria arriti objektivin historik, ëndrrën e shumë gjeneratave, ku përmes vendit të dytë siguroi kalimin në Superligen e Kosovës.
Në kampionatin 2020/2021, me një organizim edhe më profesional dhe mbështetje të pakursyer nga gjithë donatorët e cekur më lart, KF Arbëria filloi garat në elitën e Futbollit Kosovar, ku deri në çdo moment lojtarët tonë tregonin lojë cilësore dhe bënin luftë të pashoq për secilen ndeshje. Ne si klub edhe pse jemi dëmtuar herë pas here, nuk e kemi luajtur “kukuvajken” e rrjeteve sociale dhe portaleve, por jemi angazhuar për ferplay dhe korrektësi.

Edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit 2020/2021, lojtarët e KF Arbëria luftuan deri në minutën e fundit të ndeshjes për të siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës, ku përkundër lojës së mirë të zhvilluar, nuk arritëm të fitojmë ndeshjen, gjë e cila na dërgoi në Ligën e parë të Kosovës.

Duke e njohur komunitetin e Dobrajës me rrethinë dhe duke e ditur dashurinë e tyre për futbollin, jemi të bindur se shumë shpejt KF Arbëria do të rikthehet aty ku e ka vendin, në Superligën e Kosovës.
Kryesia e KF Arbëria është mirënjohëse dhe falemnderuse ndaj tifozërisë Stuhia e kuqe, lojtarëve, shtabit teknik, punëtorëve të klubit dhe komunitetit të Dobrajës e Lipjanit për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme.”, reagon KF Arbëria.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat