Rodriguez është lënë jashtë skuadrës

Futboll

Rodriguez është lënë jashtë skuadrës

Më: 28 maj 2021 Në ora: 16:51
Rodriguez është lënë jashtë skuadrës

Një lajm i bujshëm vjen nga Amerika Latine, ku James Rodriguez është lënë jashtë skuadrës për dy ndeshjet e radhës që Kolumbia do të luajë ndaj Perusë dhe Argjentinës.

Lajmin e bëri të ditur vetë kombëtarja kolumbiane e cila ndër të tjera shpjegon dhe arsyen e lënies jashtë të yllit të skuadrës.

“Ditët e fundit, mesfushori i është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore, të cilat kanë gjetur një gjendje jo optimale të gjendjes së Rodriguez”.

Mesfushori 29 vjeçar humbet kështu pjesëmarrjen në “Copa America”, dhe në eliminatoret e Botërorit me kombëtaren e tij.

Në vend të Rodrigez është grumbulluar mesfushorin tjetër Edvin Kardona i cili luan tek Boca Juniros në Argjentinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat