Pep Guardiola ka konfirmuar se do të qëndrojë tek Manchester City.
Skuadra e tij do të përballet nesër me Chelsean në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ai ka folur në konferencën para ndeshjes.
Para ndeshjes, Pep Guardiola u pyet nëse do të qëndrojë në Manchester City në rast se ata humbin finalen.
Ai theksoi se do qëndrojë pavarësisht rezultatit dhe fokusi i tij është vetëm për nesër.
“Unë do të qëndroj në Manchester City, çfarëdo që të ndodhë nesër, humbje apo fitore”, tha Guardiola.
“Edhe humbja edhe fitorja nuk do ta ndryshojnë të ardhmen time”, përfundoi Pep Guardiola.