Dukagjini nga Klina rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës, Trepça ’89 nga Mitrovica tronditet, bie në Ligën e Parë të Kosovës.
Dukagjini triumfon me penallti me rezultat 4:3 ndaj Trepçës ‘89.
Ndeshja mes Dukagjinit të Klinës dhe Trepçës ’89 në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1), por as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta nuk pati ndryshim rezultati, penalltitë përcaktuan fituesin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Ndeshjet finale të barazhit si gjithmonë sjellin emocione të pafundme, si kësaj radhe mes Dukagjinit të renditur në vend të dytë në Ligëm e Parë të Kosovës dhe Trepçës ’89, që zuri vendin e tetë në Superligë, ku as pas 120 minuta nuk pati fitues.
Në minutën e 30-të, mitrovicasit kaluan në epërsi me 0:1 me golin e Adenis Shala.
Në pjesën e dytë Dukagjini barazon përmes futbollistit me përvojë Labinot Osmani pikërisht në minutën e 52-të.
Penalltitë, për Trepçën ’89 shënuan Sedat Berisha, Arbnor Muja, Robert Rrahmani; dështon Muharrem Jashari, Ardian Muja dhe për Dukagjinin shënuan Labinot Osmani, Vildan Kerim, Altin Merlaku, Erblin Mula; dështon Eldon Basri.
Portieri i Dukagjinit të Klinës, Altik Muhaxhiri, e mbrojti penalltinë e kapitenit Muharrem Jasharit dhe Ardian Muja gjuajti mbi portë.
Portieri i Trepçës ’89, Tafiloski e pret gjuajtjen e lojtarit Eldon Basri.
Dukagjini fiton me rezultat 4:3 ndaj mitrovicasve.