Pas blerjes së Maignan, Milan është shumë afër Giroud.
Me ofertën e një kontrate dyvjeçare me rreth 4 milionë euro në sezon, kuqezinjtë kanë bërë përparime në negociatat për sulmuesin francez, kontrata e të cilit me Chelsea-n skadon në fund të qershorit.
Megjithatë, objektivi i Maldini-t është që të vazhdojë fushatën e përforcimeve për Champions League duke mos përjashtuar edhe ndonjë shitje fitimprurëse.
Sipas Tuttosport, synimi i kuqezinjvë është të realizojnë një tjetër operacion të ngjashëm me atë që çoi në Milanelo Hauge.
Në fund, po vlerësohet edhe shitja e Leao, i cili do të lihej i lirë të largohej nga kuqezinjtë para një oferte prej 25-30 milionë eurosh.