Tashmë ka përfunduar ekzekutimi i penalltive në takimin e barazhit ndërmjet Trepçës’89 dhe Dukagjinit.
Pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve në 1:1, skuadra e Dukagjinit fitoi me penallti këtë duel për t’u inkuadruar në Superligë.
Trajneri i Trepçës 89, Shpëtim Idrizi u shfaq i nervozuar pas ndeshjes, ku hodhi akuza mbi federatën.
“Ajo çka u synua u arrit.
U dite që nga fillimi i sezonës pranverore, Trepça 89 dhe Arbëria me ra nga liga. Kryetari me krerët e vete e arritën qëllimin”, u shprehë ai.