Pep Guardiola do të kthehet të luajë një finale Champions League 10 vite nga e fundit, e fituar nga Barcelona kundër Manchester United.
Trajneri spanjoll ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së të shtunës kundër Chelsea-t, shkruan telesporti.
“Kanë kaluar dhjetë vite dhe e mbaj mend shumë mirë. Ai Manchester ishte një ngë skuadrat më të mira të historisë, me Sir Alex në stol. E mbaj mend mënyrën si luajtëm. Atë natë kemi vënë në praktikë gjithçka për të cilën kishim punuar”, ka thënë Pep.
“Çfarë do t’u them lojtarëve? E di si duam të luajmë, dhe ata e dinë kundër kujt do të luajnë, kështu që nuk do t’i bezdis shumë. Është një eksperiencë e pabesueshme, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija në finale kur kam filluar karrierën time. Jemi shumë me fat dhe kjo është ajo që do u them lojtarëve”, ka shtuar Guardiola.
E ardhmja: “A do të qëndroj edhe në rast humbje? Po. Sepse ky klub i jep trajnerit gjithçka për të cilën ka nevojë. Investon shumë dhe këtë nuk mund ta mohoj, por jo vetëm: të gjithë më mbështesin, ndihem shumë mirë. Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq. Kjo është arsyeja pse kam rinovuar kontratën”.
Formacioni: “Është e tmerrshme, ju këshilloj të mos bëheni trajnerë. Nuk ekzistojnë fjalë për të ngushëlluar ata që nuk do të luajnë. Këshulla ime është që të jenë të përqendruar, ka pesë zëvendësime ose më shumë dhe të gjithë do të kenë një mundësi. Më vjen keq për ata që do të mbeten në stol”.