Dukagjini ka triumfuar në ndeshjen e barazhit dhe ka siguruar inkuadrimin në Superligë.
Skuadra nga Klina siguroi një fitore të madhe pas penalltive ndaj Trepçës ’89.
Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1 me 1, kurse penalltitë u mbyllen me rezultat 4 me 3 në të mirë të Dukagjinit.
Tashmë Trepça bie në Ligën e Parë të Kosovës.
Kjo do të jetë hera e dytë që kjo skuadër bie në nivelin e dytë më të lartë për nga rëndësia në futbollin e Kosovës.
Fytyrat e futbollistëve ishin të ngrysura dhe të mbushura me lot pas përfundimit të këtij takimi.