Lazio po kërkon pasardhësin e Simone Inzaghi dhe thuhet se do të takohet me ish-trajnerin e Napolit dhe Juventusit, Maurizio Sarri në ditët në vijim.
Skuadra italiane është duke kërkuar një trajner të ri pas largimit të Simone Inzaghit.
Presidenti Claudio Lotito u përpoq dhe nuk arriti të ndryshojë mendjen e Inzaghi dhe tani ai thuhet se do të takohet me Sarrin dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë trajneri i ri i Lazios.
Nëse biseda shkon mirë, Sarri mund të bëhet një kandidat për të marrë detyrën në Olimpico, por Sinisa Mihajlovic është gjithashtu një ide, edhe nëse nuk është në krye të listës së dëshirave të Lotito.