Gianluigi Buffon është gati të nis aventurën e tij të re.
Sipas “Gianlucadimarzio”, 43 vjeçari është pranë një rikthimi tek klubi i cili e filloi karrierën si futbollist profesionist.
Kjo pritet të ndodhë pasi në Parma tani ka aderuar Enzo Maresca, ish bashkëlojtar i Buffonit.
Por, edhe ofertat nga jashtë nuk janë të pakta, Panathinaikos në Greqi, por edhe nga Brazili.
Megjithatë, Parma ka një vend të veçantë në zemrën e Buffon dhe rikthimi i klubit në Serie A mund të jetë një motivim për portierin veteran dhe përfundimi eventual i karrierës në klubin ku filloi gjithçka.