Luciano Spalletti do të firmosë sonte me Napolin.
Trajneri italian, Luciano Spalletti do të nënshkruajë sot me Napolin.
Sipas “Radio Kiss Kiss Napoli”, Spalletti do të firmosë sot kontratën e cila do të ketë një kohëzgjatje prej një viti me mundësi vazhdimi.
Spalletti është i papunë që nga viti 2019 kur përfundoi aventurën e tij tek Interi.
Ai më herët ishte trajner i Romës, Zenitit dhe Udineses.