Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e parë në

Futboll

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e parë në

Më: 28 maj 2021 Në ora: 22:10
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi stërvitjen e parë në

Kombëtarja e Kosovës ka filluar fazën e përgatitjeve për ndeshjet miqësore të qershorit.

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, të premtën zbarkuan 20 futbollistë, derisa munguan 3 për shkak të angazhimeve me klube.

Nga lista që publikoi këtë javë përzgjedhësi Bernard Challandes, portieri Aro Muric dhe mbrojtësi Ibrahim Dresheviq janë zëvendësuar nga Betim Halimi dhe Mirlind Daku. Pjesë e stërvitjes ishin edhe futbollistët kryesorë si Milot Rashica e Vedat Muriqi.

“Dardanët” do të zhvillojnë edhe 3 stërvitje tjera në “Fadil Vokrri” para ndeshjes miqësore me San Marinon që zhvillohet të martën më 1 qershor. Ndërsa të mërkurën ekipi pritet të udhëtojë në Austri për të zhvilluar miqësoren e dytë ndaj Maltës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat