Massimiliano Allegri është emëruar trajner i ri i Juventusit.
Allegri është trajner i ri i Juventusit, ku me rikthimin e tij po planifikohet një revolucion në klubin “Bianconer”.
Sipas “SkySport.it”, italiani e ka vendosur të ardhmen e Alvaro Moratas, i cili është i huazuar në Juventus. Morata me gjasë do të qëndrojë edhe një vit i huazuar në Torino.
Morata është huazuar në Juventus nga Atletico Madridi me të drejtë blerje për një shumë prej 50 milionë eurosh.
Sipas artikullit, Allegri është shumë i lidhur me spanjollin, ku nën urdhërat e tij ata arritën deri në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2015.
“Alvaro është përmirësuar shumë, është vendimtar në ndeshjet e vështira”, tha ai.
“Ne shkuam në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2015 sepse ai shënoi kundër Real Madridit dhe ai gjithashtu shënoi në finale. Ai është tejet i rrezikshëm në kundërsulme dhe në vrapime të gjata”, deklaroi Massimiliano Allegri.