Portieri i Manchester Cityt, Ederson sot ka ushtruar gjuajtjen e penalltive në stërvitje para finales së nesërme.
City ka një përballje me Chelsean nesër, tre ditë pasi finalja e Europa League midis Manchester United dhe Villarreal u vendos nga një finale dramatike me 22-penallti.
Si e tillë, nuk është e pabesueshme që mund të shohim Ederson ose portierin e Chelseas, Edouard Mendy që ta vendosin fatin e fituesit të trofeut më të madh evropian.
Ederson në fillim të kësaj jave deklaroi se do të marrë penalltinë e pestë dhe siç duket e ka me gjithë mend këtë gjë.
27-vjeçari mori 11 penallti në trajnim dhe shndërroi në gol 10 prej tyre.
Ederson has all the penalties in his locker ?
— B/R Football (@brfootball) May 28, 2021
(via @arthurquezada, @tntsportsbr) pic.twitter.com/SFZQ6UWsqq