Trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, ka folur për Sky Sport në prag të finales së Champions League që do të luajë nesër kundër Manchester City-t:
“Jam shumë i lumtur, është e pabesueshme që do të luajë finalen e dytë radhazi në Champions League edhe pse gjithçka është ndryshe në krahasim me vitin e kaluar”, ka thënë trajneri gjerman.
“Jam këtu për të bërë hapin e fundit. Jorginho, mendja e Chelsea-t? Është një lojtar shumë strategjik, edhe kur nuk e ka topin.
Di ta lexojë shumë mirë ndeshjen. Nesër do të jenë edhe Kovacic me Kante, të shohim se kë do të zgjedhim”.