Selektori i Italisë, Roberto Mancini ka thënë se fitorja e së premtes, 7:0 ndaj San Marinos, nuk i ka ndihmuar në prag të “Euro 2020”.
Mancini ende nuk ka zgjedhur 26 lojtarët me të cilët do të paraqitet në Evropian.
“Ne duhet të zgjedhim në mes të disa lojtarëve shumë të talentuar”, ka thënë Mancini pas ndeshjes për RAI Sport.
“Ne tashmë kishim disa dyshime dhe ndeshja nuk ka ndryshuar shumë ato. Por ka ndihmuar pak ndoshta. Duhet të vendosim në mesin e shumë lojtarëve cilësorë dhe kjo asnjëherë nuk është e lehtë”, ka shtuar selektori italian.