Erling Haaland nuk e ka ndërmend të largohet nga Borussia Dortmundi.
Sulmuesi në top formë, njëri prej më të mirëve sot në pozitën e tij, ka thënë se do ta respektojë kontratën me klubin gjerman.
Manchester City, Barcelona, Real Madrid e shumë klube tjera të mëdha e duan norvegjezin, por s’do të lëvizë nga Bundesliga këtë verë.
“Kam kontratë me Dortmundin dhe e respektoj”, tha ai.