Mesfushori Bledian Krasniqi është rikthyer në ekipin e Zurich pas huazimit në FC Wil 1900.
Krasniqi pas rikthimit ka firmosur kontratë të re tre vjeçare deri në vitin 2024.
Krasniqi te FC Wil luajti nga sezoni 2019/20 dhe në 70 paraqitje shënoi gjashtë gola dhe katër asistime.
Drejtori sportiv i Zurich, Marinko Jurendic komentoi kthimin e 20-vjeçarit: “Në dy sezonet e tij në Challenge League, Blediani u pjek si një lojtar. Ai tani është gati për hapin tjetër në karrierë”.