Berisha - futbollisti i radhës që pritet shumë shpejtë të prek majat e futbollit zviceran

Futboll

Berisha - futbollisti i radhës që pritet shumë shpejtë të prek majat e futbollit zviceran

Më: 29 maj 2021 Në ora: 11:35
Berisha - futbollisti i radhës që pritet shumë shpejtë të prek majat e futbollit zviceran

Një tjetër ‘diamant’ nga Kosova ka lindur në Zvicër. Altin Berisha është futbollisti i radhës që pritet shumë shpejtë të prek majat e futbollit helvet, teksa tashmë e një kohë është pjesë e klubit të njohur zvicerian St.Gallen.

Berisha i cili është i lindur në vitin 2005 luan në pozitën e mesfushorit të krahut, teksa shquhet për teknikë të jashtëzakonshme, goditje të fuqishme nga distanca dhe për shpejtësinë e tij.

Altini i cili është gjithashtu pjesë e listës së zgjeruar të Përfaqësueses së Zvicrës për grupmoshat U17 është një talent dhe punëtor i jashtëzakonshëm.

E ardhmja e tij po shkon drejt hapave të sigurtë, pasi që shumë klube në shtetin helvet tashmë janë të interesuar t’i kenë shërbimet e tij dhe jo vetëm, shkruan Gazetasheshi.

Për rritjen e tij profesionale në vazhdimësi kujdeset prindi i tij Mizhdat Berisha, i cili dikur shquhej si talent i madh i futbollit duke luajtur dy vite rresht në finale të Kupës së Kosovës në vitet 2001 dhe 2002 në fanellën e KF Gjilanit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat