Matthijas de Ligt është një nga futbollistët e parë në Europë që ka refuzuar marrjen e vaksinës anti-covid.
Të gjithë futbollistët priten të vaksinohen para fillimit të Kampionatit Europian EURO20 – që nis nga muaji qershor.
Megjithatë, futbollisti i Kombëtares së Holandës, De Ligt ka refuzuar marrjen e vaksinës.
Ai tha se trupi është i tij dhe ai është njeriu i vetëm që mund të vendos se çfarë mund të bëjë.
“Unë mendoj se ju duhet të jeni bosi i trupit tuaj”, ka thënë De Ligt.
Para EURO20, Holanda do t’i luaj dy miqësore, më 2 qershor kundër Skocisë dhe më 6 qershor kundër Gjeorgjisë.
Matthijs de Ligt is one of the Dutch NT players that said no to taking the vaccine...
— Footy Accumulators (@FootyAccums) May 29, 2021
He said: "I think you should be the boss of your own body" pic.twitter.com/u7WrTYfO6a