Me Fill Fodenin, Rijad Mahrezin dhe Bernardo Silvën, Pep Guardiola e ka lënë shpesh në stol Rahim Sterlingun këtë sezon dhe sot pritet që anglezi ta rinisë sërish nga pankina finalen e Champions-it. Çelsi e ka mundur dy herë Mançester Sitin në 6 javët e fundit, por Sterling thotë se kjo nuk do të thotë gjë. Për të, Sitin mund ta mposhtë sot vetëm Siti.
“Çelsi është një skuadër e fortë që ka shumë lojtarë të fortë fizikisht. Kemi luajtur dy herë dhe jemi mundur në ndeshjet e fundit, por kjo është një finale e Ligës së Kampioneve. Gjërat ndryshojnë shumë. Tani duhet të përqendrohemi për të fituar trofeun. Të jem i sinqertë, e vetmja gjë që mund të na ndalë është vetja jonë.
Është një ndeshje ku unë pres një test të vështirë, por në të njëjtën kohë pres që t’ia dalim”, tha 26-vjeçari. “Unë që kur kam ardhur në Mançester objektiv kam pasur të shkoj në finalen e Champions-it dhe sjell në shtëpi trofeun.
Kemi edhe një ndeshje, kështu që nuk duhet edhe shumë motivim”, përfundoi ish-talenti i Liverpulit, i cili u transferua në “Etihad” në vitin 2015.