Kocaelispor fitoi 4-0 ndaj Sakaryaspor në duelin final për t’u ngjitur në divizionin e dytë të futbollit turk.
Festë e madhe për ekipin nga Izmiri, që sezonin e ardhshëm do të garojë në 1.Lig.
Skuadra festoi me një autobus të hapur dhe problemet nuk munguan.
Një nga lojtarët e Kocaelispor, u përplas me një urë dhe u rrëzua nga autobusi.
Gjatë këtij aksidenti mbeti i plagosur edhe një tjetër futbollist i skuadrës fituese, por mediat turke raportojnë se gjendja e tyre është e mirë.