Mbrojtësi i Sevillas, Jules Kounde ka bërë një deklaratë interesante.
Jules Kounde ka pranuar se mund të largohet në verë nga Sevilla.
22 vjeçari francez llogaritet si njëri nga talentët më të mëdhenj në Evropë dhe ka zgjuar interesimin e klubeve të mëdha evropiane.
Manchester United dhe Arsenal janë dy klube mjaft të interesuara për Kounden.
“Ndoshta mund ta ndryshoj klubin në këtë verë, nuk kam vendosur asgjë ende”, tha ai.
“Qëllimi im është që një ditë të jem pjesë e një klubi të madh dhe të fitoj trofe”, shtoi ai.
“Ju duhet të jeni në gjendje t’i thuani vetës që çdo vit do të luftoni për ndonjë trofe”, tha Kounde.
Kounde ka pasur 46 paraqitje me Sevillan në këtë sezon ku ka arritur të sigurojë vendin e katërt në La Liga.
22 vjeçari është thirrur nga Deschamps për të përfaqësuar Francën në Kampionatin Evropian.