Trajneri gjerman, Joachim Low ka zbuluar të ardhmen e tij përmes një interviste të shkurtër me gazetarin Christian Falk.
Low i cili do ta udhëheq Kombëtaren e Gjermanisë në EURO20, do të jetë aventura e tij e fundit për “Die Mannschaft”.
Low u spekulua se mund të ulet në stolin e Real Madridit, por ai ka refuzuar këto thashetheme.
“Jo, unë s’do të jem menaxher i asnjë klubi gjatë kësaj vere”, ka thënë Low.
Low ishte një nga kandidatët potencial për ta zënë vendin e tashmë të larguarit, Zinedine Zidane.