Trajneri i Dritës U-19 nga Gjilani, Genc Sermaxhaj, përgëzon futbollistët që janë ftuar në Kombëtare e Kosovës U-19.
Sermaxhaj ka fjalë miradije për futbollistët e talentuar.
“Dienit Isufi, Yll Ibrahimi, Shaban Shabani dhe portieri Olt Ismajli, janë ftuar në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës U-19.
Këta djem, dëshmuan paraqitje fantastike në sezonin 2020/21, dhe me plot meritë përfaqësojnë veten dhe klubin FC Drita U-19 dhe jo vetëm.
Meritorë për sukseset e tyre janë edhe pjesa tjetër e lojtarëve që pa mundin e përbashkët nuk do të kishin këto përformanca fantastike.
Ky është një motiv për të gjithë që të vazhdojnë e të punojnë edhe më shumë.
Krenar me ju! Suksese!”, ka shkruar Sermaxhaj.