Dukagjini nga Klina është rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës. Armend Dallku, kryetrajner i kësaj skuadre, me të gjithë futbollistë dhe kryesinë janë me të merituarit për këtë sukses, padyshim edhe sulmuesi Labinot Osmani, i cili shënon në ndeshjet vendimtare.
“Urime Superliga klubit Dukagjini, tifozëve ‘Hithat’ dhe qytetit të Klinës.
I falënderoj kryesinë, stafin teknik, bashkëlojtarët dhe të gjithë̈ ata që besuan dhe kontribuan në rikthimin e klubit në Superligë.
Shpresoj të sjellim rezultate të mira edhe në Superligë”, ka shkruar Osmani.