Pep Guardiola kërkon trofeun e Ligës së Kampionëve, do të barazonte Ancelottin dhe Zidanen me numrin e trofeve

Futboll

Pep Guardiola kërkon trofeun e Ligës së Kampionëve, do të barazonte Ancelottin dhe Zidanen me numrin e trofeve

Më: 29 maj 2021 Në ora: 16:40
Pep Guardiola

Chelsea dhe Manchester City do të përballen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Dy skuadrat angleze kanë zhvilluar një edicion fantastik në garën më të madhe evropiane për klube.

Kësisoj ata do të ndeshen në finalen e madhe të Portos ku do të diskutohet për trofeun e Ligës së Kampionëve

Pep Guardiola kërkon që sonte të fitojë Champions-in e tretë në karrierën e tij pas atyre në 2009 dhe 2011 me Barcelonën.

Ai do të bëhej trajneri i tretë që e fiton kaq herë Ligën e Kampioneve, duke barazuar Carlo Ancelottin (2003, 2007, 2014) dhe Zinedine Zidanin (2016, 2017, 2018).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat