Tottenham-PSG, të hënën nisin negociatat për operacionin e bujshëm!
Mauricio Pochettino është gjithnjë dhe më afër kthimit te Tottenham.
Sipas The Sun, dy klubet do të nisin të hënën zyrtarisht negociatat për rikthimin e bujshëm të trajnerit argjentinas në Londër.
Sipas AS, marrëdhënia mes Pochettino-s dhe Leonardo-s, drejtori sportiv i PSG, është përkeqësuar dhe argjentinasi është i zemëruar sepse nuk ka një rol më të rëndësishëm brenda klubit.