Ka përfunduar ndeshja vendimtare e cila përcaktoi edhe skuadrën e dytë që inkuadrohet në Ligën e Parë.
Pas Fushë Kosovës, Rahoveci ka arritur ta siguroj biletën për t’u ngritur një rang më lartë në futboll.
“Vreshtarët” kanë shënuar fitore 2-0 ndaj rivalit direkt për Ligën e Parë, Bashkimit.
Një gol në fund të pjesës së parë, dhe një tjetër në fillim të pjesës së dytë ia siguruan fitoren skuadrës vendase.
Bashkimi me barazim ngjitej në Ligën e Parë, por u trondit nga Rahoveci, të cilët fituan pikët e plota dhe kështu ia ‘rrëmbyen’ pozitën e dytë, ani pse me pikë të barabarta, nga 70.
Festa e futbollistëve së bashku me tifozët, pas përfundimit të ndeshjes.