Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë në datën 5 qershor një miqësore kundër Uellsit në stadiumin “Cardiff City”.
Federata uellsiane ka vendosur që këtë ndeshje ta përdorë si eksperiment duke kthyer tifozët në stadium pas një mungese prej 1 viti e gjysmë.
Në stadium kundër kuqezinjve do të jenë të pranishëm 6500 tifozë, teksa shitja e biletave ka filluar tashmë.
Biletat do të blihen online për të shmangur radhët për shkak të Covid-19, dhe hyrja në stadium do të bëhet me anë të një konfirmimi në email-in e tifozëve që kanë blerë një biletë, shkruan panoramasport.
Ndërkohë për kuqezinjtë pritet të jetë një test i vështirë, duke marrë parasysh dhe grupin e fortë në të cilin ndodhemi në eliminatoret e Botërorit me kombëtare kundërshtare si Anglia, Hungaria dhe Polonia.