Me kthimin e Max Allegrit, Juventus tani pritet t'i ofrojë Giorgio Chiellinit një kontratë të re, megjithëse me një ulje të pagës.
Marrëveshja aktuale e mbrojtësit do të skadojë më 30 qershor dhe ai kishte të ngjarë se do të largohej dhe kishte për të vendosur nëse do të dilte në pension ose të provonte një përvojë tjetër jashtë Italisë.
Chiellini mbush 37 vite në gusht dhe tani pritet të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me Juventusin që do ta çojë atë në fund të karrierës së tij.
Sipas “Calciomercato.com”, ai do të fitojë më pak se 3.5 milionë euro në sezon me shifrat e reja.
Me largimin e Gianluigi Buffonit, Chiellini do të bëhet figura më e vjetër e Juventusit në dhomën e zhveshjes.
Qendërmbrojtësi ndërkombëtar i Italisë është në skuadrën e “Bianconerëve” që nga viti 2005.