Mattijs de Ligt kishte deklaruar gjatë ditës së sotme se është kundër vaksinës dhe nuk do ta marrë atë.
Megjithatë, ai së fundmi ka ndryshuar qëndrimin e tij duke thënë se deklarata e tij është keqkuptuar.
“Në intervistën time të fundit, nuk isha i qartë me përgjigjen time. Për ta bërë të qartë çdo dyshim: unë jam absolutisht në favor për vaksinimin ndaj COVID-19 dhe do ta marrë atë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë de Ligt.
Qendër mbrojtësi i Juventus gjatë ditës kishte thënë se njerëzit duhet të vendosin personalisht në qoftë se duan ta marrin vaksinën apo jo, mirëpo tani ka ndryshuar mendimin e tij.
Në anën tjetër, qeveria e Francës ka vendosur që Kylian Mbappen të jetë figurë kyçe për të shtuar edhe më shumë vetëdijesimin qytetarëve për vaksinim.