Skuadra e Inter Majemit në pronësi të Devid Bekam është gjobitur me shumë rekord të 2 milionë dollarëve pas thyerjes së rregullave në kampionatin amerikan të futbollit.
Hetimi që filloi vitin e kaluar bëri protagonist ish-mesfushori e Juventusit, Blejz Matuidi i cili u transferua tek skuadra e Bekam verën e kaluar.
Në hetim është përfshirja fshehja e pagës së Matuidi duke kaluar limitet e vendosura nga federata. Për këtë çështje, Inter Majemi është gjobitur me shumë rekord të 2 milionë eurove, ndërsa menaxheri i klubit, Jorge Mas është gjobitur me 250 mijë dollarë dhe ish-shefi ekzekutiv Pol Mekdonaf është pezulluar deri në fund të sezonit 2022.
Bekam është pronar i skuadrës që prej vitit 2019 dhe trajner aktual është ish-futbollisti i Mançester Junajtid, Fil Nevil.