Memphis Depay do të lërë Olympique Lyon këtë verë për të kaluar në një prej klubeve të mëdha në kontinent. Barcelona është klubi i preferuar i tij, por gjithçka varet nëse Koeman do qëndrojë te katalanasit.
Holandezi flet në lidhje me këtë çështje, duke mos e mohuar preferencën për Barcelonën. Ai shprehet se ka edhe pista të tjera për të ardhmen dhe dëshiron që Koeman të qëndrojë, edhe nëse nuk shkon te Barça.
“Unë do të doja që Koeman të qëndrojë te Barcelona, edhe në rast se unë shkoj në një tjetër klub. Më intereson Barcelona, është klub fantastik, por jo i vetmi.
Tani jam i përqendruar te kombëtarja. Mendoj se Holanda mund të shkojë larg në Europian. Duhet ta besojmë këtë dhe ta tregojmë në fushë”, u shpreh Depay.