Mateo Kovacic ka fituar sot trofeun e tij të katërt të Ligës së Kampionëve.
Chelsea arriti që të mposhtin me rezultat 1-0 skuadrën e drejtuar nga Pep Guardiola, Manchester City, për t’u shpallur kampion të Evropës.
Mirëpo, statistikë interesante është se Kovacic tani ka 4 trofe të Ligës së Kampionëve dhe ka luajtur në vetëm njërën prej tyre.
Në sezonin 2015/16 nuk ishte fare i ftuar, derisa në vitin tjetër ishte në bankën rezervë, njësoj sikurse gjatë sezonit 2017/18.
Ndeshja e vetme finale të cilën Kovacic e luajti ishte pikërisht kjo ndaj Manchester City (17 minuta).