Fabio Capello ka kritikuar ashpër Pep Guardiola-n pas humbjes 1-0 të pësuar nga Manchester City i tij kundër Chelsea-t në finalen e Champions League.
“Ka gabuar formacionin në pjesën e parë, – ka thënë ish-trajneri i Milan, Juventus dhe Roma. – Pika e dobët e City-t janë dy qendërmbrojtësit, me Sotnes veçanërisht që nuk di të mbrojë, dhe Gundogan para tyre nuk mund të bënte rolin e urës lidhëse”.
Dhe kur trajneri spanjoll ka marrë masa, ka qenë shumë vonë:
“Me futjen e Fernandinho-s në mesfushë, skuadra ka qenë më e ekuilibruar, por pasi i ka dhuruar pjesën e parë kundërshtarëve nuk ka mjaftuar”.