N’Golo Kante është shpallur lojtari i ndeshjes në finale ndaj Manchester Cityt.
Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është shpallur edhe njëherë lojtar i ndeshjes në Ligën e Kampionëve, këtë radhë ai e bëri këtë me një paraqitje fantastike në finale.
Në fakt, francezi ishte shpallur edhe dy herë të tjera lojtar i ndeshjes, në dy duelet gjysmëfinale ndaj Real Madridit.
Kjo është hera e tretë me radhë që ai është shpallur lojtar i ndeshjes në duelet më të rëndësishme të sezonit.
Ai u pyet për çmimin e lojtarit të ndeshjes, por edhe për mundësinë e fitimit të Topit të Artë.
“A po mendoj për Topin e Artë? Jo, ne e kemi fituar Ligën e Kampionëve, dhe pastaj është Kampionati Evropian”, tha ai.
“Lojtari i ndeshjes është sekondar, kryesorja është ajo çfarë bëmë sot si skuadër”, tha Kante.