Gjobë shumë e kripur për Inter Miami të David Beckham, i ndëshkuar sepse ka shkelur rregullat e MLS.
Klubi i Floridës, në fakt, ka shkelur rregullat duke e paguar më shumë nga sa është e lejuar Blaise Matuidi, i blerë verën e kaluar nga Juventus.
Në MLS, siç dihet, ekziston një tavan për rrogat, që njihet ndryshe si “ligji Beckham”, i krijuar pas transferimit të anglezit te Los Angeles Galaxy në 2007-ën, që lejon klubet të përjashtojnë tre lojtarë nga lista e rrogave normale, duke i vendosur në një listë ku tavani i rrogave nuk ndikon.
Matuidi është përfshirë në listën e lojtarëve pa tavanin e rrogave, duke e çuar nga tre në katër numrin e lojtarëve në listën e Miami-t.
Për këtë arsye MLS ka gjobitur me 2 milionë euro klubin, që në dy merkatot e ardhshme do të ketë edhe disa limite për blerjet.