Vllaznia U-15 shpallet kampione e edicionit të parë

Futboll

Vllaznia U-15 shpallet kampione e edicionit të parë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:19
Vllaznia U-15 shpallet kampione e edicionit të parë

Vllaznia është ekipi fitues i kampionatit të parë Kombëtar për femra U-15, për këtë edicion futbollistik, pasi mundi në finale ekipin e Apolonisë së Fierit.

Kjo ishte kupa e parë për nën 15 vjeçaret shkodrane, të cilat realizuan një lojë mjaft të mirë, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0, me dy gola të shënuar nga Kodra dhe një gol të shënuar nga Cungu. Të dyja skuadrat krijuan disa raste për gola, me shkodranet që u treguan më të sakta, ndërsa fieraket nuk arritën dot të finalizojnë.

Në përfundim të ndeshjes, në kompleksin “Football Republic” u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut të titullit dhe medaljeve për futbollistet e vogla që synojnë të bëhen profesioniste. Ishte legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari ai i cili i dorëzoi kupën shkodraneve, të cilat janë fitueset e para të këtij kompeticioni.

Kampionati Kombëtar për femra U-15 mbylli kështu edicionin e tij të parë, një risi e Federatës Shqiptare të Futbollit që ndër prioritetet kryesore të saj ka futbollin e femrave. Përmes këtyre kompeticioneve synohet afrimi i sa më shumë vajzave me futbollin dhe rritja e cilësisë së këtij futbolli.

Ky kampionat nisi në muajin shkurt të këtij viti, e ku morën pjesë tetë skuadra të ndara në dy grupe, A dhe B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat