Shkumbini është ekipi fitues i Kategorisë së Dytë për edicionin 2020-2021 pasi mundi me rezultatin minimal 1:0 fituesin e grupit B, Maliqin, në finalen e madhe të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Elbasan Arena”.
Një finale mjaft e bukur dhe spektakolare, me disa raste të krijuara për gol nga të dyja ekipet, që nxori triumfues në fund peqinasit.
Ndeshja u vendos në minutën e 10-të të takimit, pikërisht nga numri 10 i Shkumbinit, Dos Santos, i cili realizon nga brenda zonës një gol me kokë, duke i dhënë një tjetër kupë peqinasve.
Medaljet dhe trofeu iu dorëzuan ekipit të Shkumbinit nga zëvëndëspresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Lutfi Nuriu.
Të dyja skuadrat, Shkumbini dhe Maliqi do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë edicionin e ardhshëm futbollistik.