Kampion si gjyshi, Marcos Alonso vendos rekordin unik në Champions League

Futboll

Kampion si gjyshi, Marcos Alonso vendos rekordin unik në Champions League

Më: 30 maj 2021 Në ora: 11:26
Marcos Alonso, Marquitos

Marcos Alonso provoi për herë të parë emocionet e fitimit të Champions League mbrëmjen e kaluar.

Anësori i majtë spanjoll festoi gjatë me shokët e tij pas triumfit 1-0 ndaj Manchester City. Goli i Kai Havertz riktheu “Blutë e Londrës” në majë të Evropës pas 9 vitesh.

Një arritje e madhe për lojtarin spanjoll, i cili është futur në historinë e këtij kompeticioni, duke ia dalë të fitojë trofeun e madh njësoj si gjyshi i tij. Opta raporton se është hera e parë që nipi i një futbollisti që ka fituar më parë Champions, ia del të përsërisë suksesin e gjyshit.

Marquitos ishte pjesë e Real Madrid të famshëm dhe ai fitoi plot pesë herë Champions League (1956-1960). Tani ia doli që edhe nipi i tij të ngjitej në majën e Evropës, duke bërë krenar shumë gjyshin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat