Xhixho Donaruma dhe agjenti i tij Mino Raiola së fundmi e kanë bërë të qartë se klubi që kërkon gardianin duhet t’i ofrojë 10 milionë euro në sezon.
Në këtë formë, Milan hoqi dorë nga bisedimet për rinovim, ndërsa këtë shifër ishin të gatshëm t’ia plotësonin te Juventus.
Mirëpo, ndryshimet e fundit në drejtim që kanë prekur bardhezinjtë, kanë bërë që portieri dhe agjenti i tij të ulin pretendimet.
Kjo sepse Masimiliano Alegri nuk e sheh me përparësi portierin dhe mund të mbajë fare mirë Sheznin, teksa beson te polaku. Nga ana tjetër, tashmë nuk është më as Paratiçi dhe kështu te Juventus nuk kanë kontaktuar së fundmi Donarumën.
Ndaj, Raiola i ka telefonuar drejtuesit e torinezëve për t’i theksuar gatishmërinë e portierit që tashmë kënaqet edhe me 6 milionë euro në sezon. Një ndryshim i madh kursi për Donarumën, që tashmë duket se do te firmosë pas kushteve të Juventus dhe jo të tijave.