Pavel Nedved, zëvendës presidenti i Juventus, është takuar në Montekarlo me Mino Raiola-n.
Sipas Tuttopsort, të dy kanë folur për Gianluigi Donnarumma, por edhe për Paul Pogba.
Portieri do të lirohet me kosto zero në fund të qershorit, ndërsa mesfushori ka dëshirë të largohet nga United.
Nëse CR7 do të kërkojë të kthehet te Djajtë e Kuq, nuk duhet përjashtuar një përfshirje në operacion të francezit, i cili do të kthehej në Torino.